Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në konferencë shtypi
“Unë e konsideroj situatën tepër të rrezikshme për vendin dhe nëqoftëse do të më pyesni, nuk di ndonjëherë të ketë qënë më buzë katastrofës se tani.”
Nisur nga ky konstatim, Berisha ka propozuar një pakt kombëtar për rivendosjen e rendit të shprehur në një platformë konkrete drejtuar të gjitha forcave politike shqiptare. Pikërisht marrëveshjen mes tyre për të luftuar kundër krimit të organizur, kreu i Partisë Demokratike e quajti tepër të rëndësishme pasi sipas tij nuk mund të pritet nga të huajt që të vendosin rendin në Shqipëri.
Berisha propozoi ristrukturimin tërësor të Ministrisë së Rendit, largimin prej saj të personave të inkriminuar, krijimin e një xhandarmërie speciale, reformën në Prokurorinë e Përgjithshme dhe marrëveshjen për një platformë të përbashkët për çarmatim. Sipas Berishës i cili ftoi sot gjithë politikanët të japin mendimin e tyre për propozimin e partisë së tij, dhe vetë shqiptarët janë të gatshëm të mbështesin një platformë serioze për nxjerrjen e vendit nga kthetrat e krimit të organizuar./tvklan.al