Kryetari i PD Berisha do të marrë pjesë në konferencën e EDU – (8 Janar 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, së bashku me një delegacion nga kjo parti, do të marrin pjesë më 11 Janar në konferencën e 20 liderëve të bashkimit demokrat europian në Berlin. Këtë e ka konfirmuar sot zëdhënësi i selisë blu Edi Paloka, duke mohuar zërat se Berisha, nuk do të ftohej nga EDU.
Në këtë konferencë do të bëhet edhe shkrirja e këtij grupimi me atë të Partive Popullore Europiane. Sipas Palokës, delegacioni i PD, do të paraqesë atje gjendjen në Shqipëri, si dhe do të zhvillojë takime të shumta me përfaqësues të partive prezente në këtë konferencë.
Një ftesë për të marrë pjesë në këtë konferencë ka mbërritur edhe në selinë e reformatorëve ku në krye të delegacionit do të jetë ish-nënkryetari i PD Genc Pollo./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego