Kryetarja e KQZ në Kosovë, në detyrë edhe për 7 vjet
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka emëruar kryetare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Dakën edhe për një mandat.
“Deklaroj solemnisht se do t’i kryej detyrat e mia si kryetare e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve në mënyrë të ndershme, besnike, të paanshme, profesionale dhe të ndërgjegjshme”
, ka thënë Daka gjatë betimit të saj.
Mandati i kryetarit të KQZ-së është shtatëvjeçar që nga dita kur emërohet nga Presidenti i vendit.
/REL