Kryqi i Kuq ndihma për fëmijët (19 Gusht 1999)
Në ndihmë të fëmijëve të rrugës dhe atyre jetimë vijnë prindër të tjerl duke sjellë ushqime për më shumë shëndet dhe jetëgjatësi. Kryqi i Kuq Shqiptar, Federata Ndërkombëtare dhe Gjysma e Hënës së Kuqe dorëzojnë sot 1.2 ton artikuj ushqimorë për 35 fëmijët e Qendrës “Sheh”.
Janë kryesisht fëmijë të marrë nga rruga duke i trajtuar dhe duke i futur në një rrugë edukuese, arsimuese për të qënë më vonë të zotët e vetes pa lypje dhe të paditur për shkrim dhe këndim.
“Është një ndihmë e konsiderueshme që për mua dhe për Qendrën, për këta fëmijë është shumë e vlefshme dhe e domosdoshme. Për momentin ky kontigjent që unë këtu kam në krahasim me realitetin është shumë i vogël, sepse realiteti, domethënë kontigjenti i fëmijëve të rrugës është i madh dhe vjen çdo ditë ndoshta dhe duke u rritur. Ne jemi të ndërgjegjshëm sepse i shohim çdo ditë rrugëve të Tiranës. Është dhe një kontigjent jo vetëm i Tiranës, por janë dhe të ardhurit nga rrethet. Unë me këtë kapacitetin që kam tani nuk mund të përballoj më shumë.”
Kjo shpërndarje ushqimesh plotëson një cikël për të gjitha institucionet sociale në Tiranë. Vlera e ushqimeve të shpërndara arrin shifrën 12 mijë e 88 dollarë. Kryqi i Kuq do të vazhdojë të ndjekë këtë shpërndarje dhe në pjesën Veriore të vendit./tvklan.al
Gazetare: Holta Zhiti