Kryqi i Kuq, refugjatët kosovarë – (27 Prill 1999)


Kryqi i Kuq, refugjatët kosovarë – (27 Prill 1999)

22:11 27/04/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Komiteti ndërkombëtar i Kryqit të Kuq lëshon apel ndihme për tu ardhur në ndihmë refugjatëve shqiptarë. Qëllimi i këtij apeli është të asistojë mbi 1500 të ardhur jo vetëm në këto momente por edhe për 6 muaj të tjerë. 320 mijë të ardhur nga Kosova janë të vendosur në Shqipëri. Rreth 140 mijë prej tyre janë të vendosur në rrethin e Hasit dhe atë të Kukësit. Ndërsa pjesa që mbetet janë në të gjitha pjesët e vendit.

Këto janë shifra nga Kryqi i Kuq Shqiptar, i cili i ka ofruar asistencën e tij për një numër nga 8-12 mijë të ardhur nga Kosova. Vullnetar të Kryqit të Kuq të shpërndarë në pikat kufitare hyrëse në qendrat tranzite kanë dhënë ndihmën e parë edhe në mjekimin e plagëve të pashërueshme të kosovarëve të ardhur.

Kryqi i Kuq ka shpërndarë në 15 rrethe të vendit sasira ushqimore. Por nuk janë vetëm ushqimet, eksperienca nga ngjarje të ngjashme ka treguar se nuk duhet ti kushtohet vëmendje vetëm ushqimit por nevojave psikologjike e sociale të refugjatëve të vuajtur nga tragjedia e tyre./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme