Kryqi i Kuq spanjoll investime në shkollën e fëmijëve të verbër – (2 Shkurt 2001)


Kryqi i Kuq spanjoll investime në shkollën e fëmijëve të verbër – (2 Shkurt 2001)

16:40 02/02/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

68 fëmijë të verbër, që mësojnë në këtë shkollë, pritet të kenë mbështetje për një vit nga Kryqi i Kuq spanjoll. Kushtet e jetesës së tyre, pajisje mësimore dhe lehtësi në studim, me libra e mjete didaktike, janë synimet që presidenti i Kryqit të Kuq spanjoll, Suarez del Torro kërkon t’i ndryshojë. Shuma e vënë në dispozicion për restaurim është 12 milion lekë të reja, pa llogaritur këtu aktivitetet dhe trajnimin e mësuesve. Me këtë ndihmë drejtoria mendon se zgjidhet një pjesë e problemeve që kanë këta të verbër./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme