Kthehen nga Greqia trupat e pajetë të emigrantëve (13 Maj 2000)
Trupat e pajetë të dy shqiptarëve emigrantë në Greqi kanë mbërritur pranë familjeve të tyre në Memaliaj. Shtetasit shqiptarë Myrto Kaçi dhe Ilir Kaçi atë dhe bir humbë jetën në një aksident automobilistik në Greqi 40 kilometra në jug të Athinës gjatë javës së shkuar. Ata po ecnin në një motorçikletë ndërsa janë përplasur me një autoveturë të cilën po e ngiste një shtetas grek.
Babai Myrto Kaçi ka humbur jetën në vend ndërsa i biri i tij Iliri ka vdekur pas 4 ditësh në spital. Trupat e dy shqiptarëve janë shoqëruar në Kakavijë nga dy grupe emigrantësh prej 30 vetësh ndërsa aty banorë të shumtë të Memaliaj kanë pritur trupat e tyre të pajetë dhe më pas i kanë përcjellë për në banesën e fundit./tvklan.al