Kthehen të dëmtuarit te Brazil


Kthehen të dëmtuarit te Brazil

00:40 05/07/2018

Brazilit i bashkohen disa lojtarë të rëndësishëm që kanë kaluar dëmtimet. Douglas Costa dhe Marcelo do të jenë në dispozicion të trajnerit Tite për ndeshjen çerekfinale me Belgjikën të premten në Kazan.

Douglas Costa kishte probleme në muskujt e kofshës së djathtë pas takimit me Costa Rikën, duke munguar më pas në takimin përmbyllës të fazës së grupeve me Serbinë dhe të të fazës së 1/8 me Meksikën. Federata Braziliane e Futbollit konfirmoi se ende nuk dihet nëse mesfushori me tipare sulmuese do ta nisë nga minuta e parë apo nga stoli.

Edhe Marcelo e kaloi prolemin me dhimbjen në shpinë që e shtrëngoi të mos luante ndaj Meksikës. Mungesa e vetme do të jetë Casemiro, i cili është i skualifikuar për shkak kartonësh.

Tv Klan






Të ngjashme