Kthehet avioni në Rinas me 25 shqiptarë
Sot në Rinas janë atdhesuar nga Franca 25 shtetas shqiptarë që kishin kërkuar azil dhe të tjerë që kishin shkelur rregullat e qëndrimit në hapësirën Schengen.
Operacioni i riatdhesimit është zhvilluar në bazë të një marrëveshjeje me autoritetet e BE-së.
Policia njofton se operacione të tilla do të vijojnë edhe në muajt e ardhshëm, për të kthyer të gjithë shtetasit shqiptarë që kërkojnë azil apo nuk respektojnë rregullat e lëvizjes në vendet e Bashkimit Evropian.
Më tej autoritetet apelojnë për të gjithë shtetasit shqiptarë që udhëtojnë për në vendet e BE-së, të respektojnë rregullat e lëvizjes në hapësirën Schengen dhe të mos kërkojnë azil, pasi nuk kanë asnjë mundësi për ta përfituar atë./tvklan.al