Kthehet mbrapsht drafti i qeverisë për sigurimin e policëve
Kthehet mbrapsht drafti i qeverisë për sigurimin e policëve
Shpërndaje
15:51 12/02/2014Ministria e Brendshme është detyruar të kthejë mbrapsht për rishqyrtim projektligjin që parashikon kujdes shëndetësor të veçantë dhe rimbursim 100% të shpenzimeve shëndetësore për punonjësit e strukturave speciale operacionale në Policinë e Shtetit përmes sigurimit privat. Drafti ka marrë kritika të forta nga edhe nga vetë deputetët socialistë dhe ata të Lëvizjes Socialiste për Integrim.Përfaqësuesit e Ministrisë së Brendshme dhe asaj të Shëndetësisë këmbëngulën se nuk ka mbivendosje të projektligjit të ri me fondin e sigurimeve shëndetësore duke e argumentuar ndryshimin me mospërballimin e rasteve kritike nga spitalet shtetërore.Në draftin e hartuar nga Ministria e Brendshme parashikohet që punonjës të këtyre strukturave do të derdhin sërish kontributet shëndetësore në shtet, ndërkohë që polica e sigurimit për person në vit prej 18 500 lekësh të reja do të bëhët nga Ministria e Brendshme në kompaninë private të sigurimit. Kostoja vjetore e sigurimit për kujdes shëndetësor të veçantë në grup për 500 pjesëtarë të forcave speciale, arrin në 9 miljon e 240 000 lekë të reja.