Kthehet në Shqipëri marinari Luan Mema


Kthehet në Shqipëri marinari Luan Mema

11:01 18/07/2016

Luan Mema marinari i peshkarexhës “Çelepia 2” u kthye në Shqipëri. Pas pajisjes me pasaportë nga Ministria e Jashtme Shqiptare dhe përfundimit të procedurave hetimore nga autoritet e Egjiptit është lejuar kthimi në atdhe i marinarit.

Në aeroportin e Rinasit Mema është shoqëruar nga policia për llogari të Prokurorisë për Krime të Rënda. Pasi u mor në pyetje për rreth 20 orë ai u lejua të kthehet në banesë nga autoritet shqiptare. Para hetuesve ai foli për momentin e  daljes në det, rrëmbimin nga egjiptiani Muhamed Salam dhe më pas ankorimin e tyre në portin e Aleksandrisë në Egjipt.

Duke u ndalur tek fati i kapitenit të anijes “Celepia 2” Dhimitër Malja, për vendodhjen e të cilit familjarët nuk kanë asnjë informacion, Mema tha se nuk ka mundur të mësojë asgjë se çfarë ka ndodhur me të.

Ka dyshime se kapiteni i anijes “Celepia 2” Dhimitër Malja mund të këtë përfunduar në det pas perleshjes që ka patur me egjiptiani Muhamed Salam.

Tv Klan






Të ngjashme