Ktheu hotelin në bazë prostitucioni, Prokuroria dërgon në gjyq pronarin


Ktheu hotelin në bazë prostitucioni, Prokuroria dërgon në gjyq pronarin

15:49 03/06/2017 https://youtu.be/ZCuVaY8CgM8

Një hetim i nisur nga Prokuroria e Tiranës për vjedhjen e një çante me 3500 euro në një hotel zbuloi një rrjet të ushtrimit dhe shfrytëzimit të prostitucionit. Pronari i hotelit, Përparim Xhelili, i dënuar edhe më parë për të njëjtin aktivitet u dërgua për gjykim nga Prokuroria e Tiranës.

Dy klientë kishin denoncuar se iu kishin humbur paratë, pasi dy vajza u ishin ofruar atyre në dhomë për shërbime seksuale. Hetimi zbardhi se vajzat ishin punësuar në hotel nga Përparim Xhelili, për të joshur klientë.

Fillimisht Xhelili, gjatë pyetjes nga prokuroria kishte pretenduar se ia kishte dhënë hotelin me qira Mimoza Daltit, një prej femrave që organizonte prostitucionin në hotel. Mirë po vetë ajo dhe dy femra të tjera pohuan se punonin për llogari të Xhelilit.

Pronari i hotelit, u arrestua nga policia e Tiranës disa muaj më parë, bashkë me disa prej vajzave të cilat ushtronin prostitucion në hotelin e tij.

Tv Klan

 

 






Të ngjashme