Kthimi i emigrantëve, shmangen radhët në kufi


Kthimi i emigrantëve, shmangen radhët në kufi

23:06 04/01/2010

Mbrëmja e shkuar dhe dita e sotme kanë shënuar sërish një numër të lartë të emigrantëve që lënë Shqipërinë për t’u kthyer në vendet e tyre të punës. Në Durrës, vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë imbarkuar mbi 9 200 pasagjerë e afro 2 mijë automjete. Por pavaresisht këtij fluksi, nuk ka patur radhë të gjata. Kjo për shkak se kjo pikë e kalimit kufitar ka funksionuar me kapacitet të plotë.

Në doganën e Kapshticës gjatë 24 orëve kanë kaluar rreth 5 700 emigrantë dhe 2 450 automjete. Në të dyja anët e kufirit doganat kanë mbajtur hapur të gjitha sportelet, çka ka shmangur pritjet e gjata që krijohen zakonisht.

Në piken tjetër kufitare më të rëndësishme që lidh Shqipërine me Greqinë, atë të Kakaviës, vetëm në 24 orë janë larguar nga vendi rreth 10 200 persona dhe 2 200 makina. Nga pala shqiptare është punuar me 11 sportele. Fluksi i kthimit të emigrantëve pritet të vazhdojë, por këtë vit duket se pa pritje të gjata.

Tv Klan






Të ngjashme