Kthimi i emigrantëve shqiptarë nga Greqia (13 Korrik 1999)
Vazhdon kthimi i shqiptarëve nga Greqia me ritme më të ulëta. Këto dy ditë janë kthyer rreth 150-200 vetë të cilët ende nuk e dinë shkakun e largimit të tyre. Sipas tyre rënia e kthimit për në Shqipëri shpjegohet me arsyen e dy ditëve pushim të fundjavës.
Megjithatë numri i emigrantëve që mbahen nëpër stadiume është ende shumë i madh. Një pjesë e të kthyerve janë nisur këto ditë drejt Greqisë për të marrë kartat jeshile dhe atje ju janë mbajtur kartat e bardha nga Policia Greke e më pas i kanë detyruar të kthehen në Shqipëri./tvklan.al