“Kthimi i mbetjeve”, Konfindustria: Mundësi e mirë për të bërë përmirësim


“Kthimi i mbetjeve”, Konfindustria: Mundësi e mirë për të bërë përmirësim

14:36 15/10/2016

Konfederata e Industrive të Shqipërisë ka reaguar pas kthimit në Parlament për rishqyrtim të ligjit të mbetjeve nga Presidenti i vendit Bujar Nishani.

Në një njoftim për mediat ajo vlerëson se rikthimi i ligjit, është një mundësi e mirë për të bere një përmirësim thelbësor të përmbytjes se këtij ligji.

Kreu i Konfindustrisë e ka mbështetur në parim ligjin që lejon importin e mbetjeve të para të listës së “gjelbër”, duke e konsideruar si një masë për të shpëtuar industrinë e riciklimit nga mbyllja, por thekson se duhet një shtesë përmirësuese në ligj që të bëjë të mundur kufizimin e importit të mbetjeve dhe shtimin e mundësive dhe interesit për përpunimin e mbetjeve vendore.

Industritë e riciklimit sot përpunojnë 20-30% të sasisë së përgjithshme të mbetjeve vendore. Duke vendosur një kufi në sasinë e importit të mbetjeve bëhet e mundur që të rritet sasia e lëndës së parë të prodhuar në vend dhe si rrjedhim kuotat e lejuara të importit do të ulen.

Kuotat e importit te mbetjeve, sipas Konfindustrisë duhet të jetë në bazë të kapaciteteve prodhuese që ka vendi dhe jo industrive siç përcakton ligji i miratuar, pasi industritë mund t’i shtojnë ato në vazhdim.

Presidenti e riktheu për rishqyrtim ligjin e importit të mbetjeve, pasi sipas argumentimi të vendimit të Kreut të Shtetit, ligji bie në kundërshtim me kushtetutën dhe marrëveshjet ndërkombëtare./ TV KLAN






Të ngjashme