Kthimi i portit të Durrësit për destinacion turizmi


Kthimi i portit të Durrësit për destinacion turizmi

17:24 05/12/2020

Balluku: Do të jetë ndër më të mëdhenjtë në rajon

Nëse më parë Porti i Durrësit ishte larg zonave të banuara të qytetit, tashmë është qyteti që ka rrethuar portin, duke sjellë vështirësi për lëvizjen e automjeteve, probleme me ndotjen dhe zhurmat për qytetin.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë vizitoi nga afër këtë port, për të treguar projektin e ri të kthimit të tij në një port turistik të përshtatur për jahte e varka, investim i një kompanie nga Emiratet e Bashkuara me vlerë 2 miliard euro.

Projekti synon ta kthejë portin në një hot-spot të Mesdheut dhe Ballkanit”, u shpreh ministrja.

Porti tregtar do të ndërtohet nga e para në zonën e Porto Romanos duke i dhënë mundësi lidhjes së tij edhe me zonën e lirë ekonomike të Spitallës.

Është një projekt ambicioz dhe do të sjellë një impuls të ri në zhvillimin ekonomik”, thotë Balluku.

Terminali i pasagjerëve nuk do të ndryshojë do të rrijë këtu, por porti i ri do të ofrojë facilitate edhe për shtetet e tjera të rajonit që nuk kanë dalje në det”, shton drejtori i Portit, Piro Vengu.

Qeveria ka ngritur grupin ndërqeveritar për të negociuar kontratën me kompaninë Emar, ndërsa së shpejti do të hapet gara për dhënien me koncesion të ndërtimit të portit tregtar në Porto Romano. Të dyja projektet si ai për ndërtimin e portit të ri dhe ai për kthimin e portit të Durrësit në turistik do të ecin paralelisht.

Tv Klan






Të ngjashme