Kthimi i pushueseve nga plazhet bllokon rrugët kryesore
Dalja e pushuesve nga plazhet është shoqëruar me trafik të rënduar dhe me bllokime. Nga Radhima në drejtim të Vlorës plazhistëve u është dashur kohë e gjatë të dalin në autostradë.
Fluksi i madh bëri që qarkullimi të bllokohej plotësisht. E njëjta situatë u krijua edhe në rrugën Gjiri i Lalëzit – Maminas në drejtim të autostradës Durrës – Tiranë.
Shumë drejtues mjetesh dolën nga makinat dhe qëndronin në anë të vargut të madh. Janë dashur më shumë dy-tre orë që mjetet të qarkullonin normalisht dhe pse me shpejtësi të ulët./ABC News