Kthimi i shtetasve të huaj drejt vendeve të tyre
Përfaqësitë diplomatike bashkëpunim me Albawings
Të gjithë shtetasit që kanë mbetur në Shqipëri për shkak të mbylljes së kufijve nga koronavirus po kthehen në vendet e tyre përmes kompanisë Albawings.
Drejtuesit e kompanisë thonë se po zbatohen të gjitha masat për të frenuar përhapjen e Covid-19.
Janë shtetas italianë dhe amerikanë të cilët pasi kanë kontaktuar me ambasadat përkatëse do të nisen direkt nga Tirana për në Romë, dhe më pas do të udhëtojnë për në destinacionet e tyre.
Përpara nisjes, pasagjerët u shoqëruan edhe nga ambasadorja e Amerikës në vendin tonë Yuri Kim dhe ai italian, Fabrizio Bucci.
“Tani është koha për një bashkëpunim global. Ne jemi të lumtur të ndihmojmë shtetasit tanë përmes ambasadës italiane dhe sigurisht me qeverinë shqiptare për ndihmën e ofruar gjatë kësaj kohe për rikthimin e tyre në vendet ku jetojnë”.
“Ne kemi patur një bashkëpunim të shkëlqyer me qeverinë shqiptare dhe kemi patur suportin e saj. Gjithashtu jemi duke punuar me ambasadën amerikane për të kthyer shtetasit e tyre në destinacion”.
Në vazhdën e fluturimeve Kompania Albawings do të organizojë edhe nisje të tjera me avion për rikthimin e shtetasve në vendet e tyre.
Tv Klan