Pushimet në Shqipëri me rregulla të reja


Pushimet në Shqipëri me rregulla të reja

16:20 19/04/2020

Klosi: Synojmë turistët e vendeve që nuk janë dëmtuar nga pandemia

Koronavirusi duket se nuk do të prishë pushimet e shqiptarëve në plazhet vendase. Në një lidhje live me edicionin informativ të lajmeve në orën 15:30 në Tv Klan, ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi u shpreh se ka nisur puna për percaktimin e rregullave të sezonit të ri turistik.

“Ka ardhur koha të mendojmë për turizmin, kemi filluar të bëjmë një strategji. Ka nevojë që të mbështetet turizmi duke bërë pushime brenda kufijve”.

Duke theksuar rëndësinë që kanë turistët e huaj në ekonominë shqiptare, Klosi tha se synohet që sezoni turistik të mos mbetet vetëm me pushues vendas.

“Ajo që do punojmë me Ministrinë e Shëndetësisë  janë parimet e Organizatës Botërore të Turizmit por dhe me dakordësim me partnerët e rajonit, po përgatisim rregullat për distancimin social edhe në zonat e plazhit, po përgatisim edhe opinionin që dhe këtë vit plazhi nuk mund të jetë si në 2019,  do jetë gjithçka më e reduktuar. Por ne shpresojmë që do të kemi mundësi që sezoni të ketë turizëm”.

Ministri i Mjedisit dhe Turizmit siguroi që Shqipëria i ka kapacitetet e duhura hoteliere për të mikëpritur të gjithë shqiptarët, ndaj dhe Klosi apeloi që këtë vit të gjithë ti bëjmë pushimet brenda vendit.

Tv Klan






Të ngjashme