Ku do ta shohim Ferhatin pas “Dashuri Bardh e Zi”?


Ku do ta shohim Ferhatin pas “Dashuri Bardh e Zi”?

17:53 02/09/2018

Aktori turk Ibrahim Celikkol po përgatitet të shfaqet me një projekt të ri pas përfundimit të xhirimeve të serialit të suksesshëm “Dashuri Bardh e Zi”.

Sipas medias turke ‘Ferhati’ do të luajë me Kerem Bursin në serialin “Dyshja e Mrekullueshme”, i cili do të shfaqet në ekranin e “Kanal D”.

Celikkol dhe Bursin do të luajnë rolet e dy komisarëve të suksesshëm të policisë, por me karaktere komplet të kundërta me njëri-tjetrin.

“Dyshja e Mrekullueshme”, një prej projekteve më ambiciozë të sezonit të ri, pritet të nisë transmetimin së shpejti në Turqi.

Aktori 36-vjeçar, Ibrahim Celikkol, po pëlqehet shumë edhe në Shqipëri me serialin “Dashuri Bardh e Zi”, ku luan përkrah aktores Birce Akalay në rolin e Aslisë. /tvklan.al





Të ngjashme