Ku po e kalon karantinën Ilir Meta?
Presidenti Ilir Meta ishte i ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Opinion”. I pyetur nga drejtuesi i emisionit Blendi Fevziu se ku po e kalonte karantinën, Meta u përgjigj në zyrë dhe në ambientet ku punon.
Kreu i shtetit tha se të gjithëve u janë bllokuar aktivitetet, por shpreson që të gjithë ta shijojnë pranverën ashtu siç duhet.
Blendi Fevziu: Si dukeni i karantinuar?
Ilir Meta: Ashtu sikurse edhe ju.
Blendi Fevziu: Ku po e kryeni karantinën?
Ilir Meta: Edhe unë kryesisht në zyrë dhe në ambientet ku po banoj aktualisht.
Blendi Fevziu: Nuk po ngjiteni në mal, nuk bëni ecje si normalisht?
Ilir Meta: Mendoj se të gjithëve na është bllokuar pak frymëmarrja në kuptimin e aktivitetit të përhershëm. Shpresoj që do ta shijojmë pranverën në afatet e duhura./tvklan.al