Ku po i kalon ditët e izolimit Blerina Bombaj


Ku po i kalon ditët e izolimit Blerina Bombaj

19:15 10/04/2020

Në një lidhje në Skype për programin “Historia ime” në Tv Klan ishte nutricionistja Blerina Bombaj.

Ajo këto ditë izolimi është duke i kaluar në fermën e saj në fshat. Bombaj u shpreh se shtëpia në fshat ka privilegje të jashtëzakonshme dhe e ka ndihmuar së tepërmi për këtë periudhë.

Mirela Milori: Ti je në fermë? Ti je atje ku të gjithë ne do donim të ishim në fakt?

Blerina Bombaj: Patjetër që shtëpia në fshat ka privilegje të jashtëzakonshme dhe nuk mund të qahem se më vret Zoti po të qahem unë. Kur mendoj që gjithë të tjerët që janë të detyruar të rrinë në shtëpi, në apartament sidomos. Të mendosh edhe që ke fëmijë të vegjël, në një situatë të kufizuar edhe pa shkollë, domethënë 24 orë në 24, duhet të jetë më të vërtetë torturë, por ne nuk qahemi dot për këtë pjesë. Për më tepër që na ka zënë edhe në këtë kohën e pranverës, që të paktën marrim frymëzimin nga natyra, nga koha, klima, dielli, zogjtë. Vërtët na ka ndihmuar, personalisht mua më ka dhënë një dorë shumë e qëndrimi në fshat./tvklan.al






Të ngjashme