Ku shkojnë paratë që paguajmë për analizat shëndetësore (18 Gusht 2000)


Ku shkojnë paratë që paguajmë për analizat shëndetësore (18 Gusht 2000)

13:10 18/08/2000

Prej dy vitesh, që të gjithë ata që bëjnë analiza mjekësore, marrin një faturë këtu. Të shtruarit në spital e marrin falas të tjerët paguajnë sipas tarifave të vendosura. Kjo procedurë zbatohet në të gjitha spitalet e vendit. Nëndrejtori i maternitetit të Tiranës Zef Delia shpjegon se kjo masë u vendos për të shmangur dhënien e parave nën dorë.

Një vit më parë, ministria vendosi që 70% e parave të faturës t’a marrin vetë laborantët, mirëpo zonjat me bluza të bardha deri sot nuk kanë marrë asnjë qindarkë. Të zhgënjyera nga ministria e tyre punonjëset e laboratorëve janë interesuar se ku kanë përfunduar paratë e dhëna vetëm në letër. Përgjigjen e jep drejtori i Drejtorisë Ekonomike në Ministrinë e Shëndetësisë, Thanas Poçi.

Ai tregon se lekët e gjakut, urinës dhe lëndëve të tjera, kalojnë në buxhetin e qendrës spitalore universitare. Vjet deri në 15% të buxhetit të spitalit mbushej nga paratë që Ministria e Shëndetësisë u ka dhënë vetëmme vendim të laborantëve. Ndërsa ngjyrën e lekëve ato ende nuk e kanë parë./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti






Të ngjashme