Ku u njoh Tuna me Patrisin (Video)


Ku u njoh Tuna me Patrisin (Video)

23:04 27/10/2018

Edhe pse janë prej vitesh bashkë, Tuna dhe Patris Berisha përbëjnë gjithnjë lajm me daljet e tyre. Çifti ishte sot i ftuar në emisionin “Xing me Ermalin” ku ndër të tjera u pyet edhe për historinë e tyre të dashurisë.

Ishte Partisi ai që rrëfeu se ata janë njohur në palestër, por nuk dha detaje të tjera lidhur me marrëdhënien e tyre.

Ermal Mamaqi: Si jeni njohur ju te dy?

Tuna: Na ke ngushtu keq…

Patris Berisha: Ne jemi njohur ka vite. Jemi njohur në palestër. Që kur e kam njohur në palestër është më duket. Ha natën, shkri ditën. Mëngjesin e fillon me ushqim oriental dhe mbrëmjen e mbyll me një picë.

Ermal Mamaqi: Zakonisht vajzat e showbizz lidhen me biznesmenë, mos ma merr për keq Patris. Por desha të pyes sa milionë i ka Patrisi në bankë?

Tuna: Patrisi për mua ka miliona dhe biliona. Unë me Patrisin jemi bashkë për dashurinë që kemi dhe nuk kemi parë ndonjëherë prapavijat e kësaj. Mua kjo pjesë që ti po thua më duket e panevojshme.

Patris Berisha: Unë nuk jam milioner, por vlej miliona.

Tuna: Për mua Patrisi është babai më i mirë.

Ermal Mamaqi: Mos i bëj reklamë burrit.

Tuna: Jo s’po i bëj reklamë, ai ishalla i bëftë edhe 20 fëmijë me tjetërkënd, por është babai më i mirë që një femër do kishte dashur pranë vetes.

Ermal Mamaqi: Unë kam kaluar dy ditë me çiftin dhe janë vërtetë të dashuruar, ai i shkreti akoma i mbante dorën./tvklan.al






Të ngjashme