Kualifikohen Real dhe Juventus
Real Madrid, Juventus, Monaco, Bayer Leverkusen dhe Leicester siguruan kualifikimin në fazën tjetër të Champions League. Këto ekipe iu bashkuan skuadrave të tjera që e kishin arritur më parë këtë objektiv. Real Madrid nuk e pati të lehtë të fitonte 2-1 në fushën e Sporting Lisbon. Vendasit luftuan për 3 pikët edhe kur ishin me 10 futbollistë në fushë pas kartonit të kuq të marrë nga Joao Pereira.
Borussia Dortmund që ishte e kualifikuar mes 16 më të mirëve mundi thellë 8 – 4 Legia. Kjo është ndeshja me më shumë gola në këtë aktivitet. Juventus fitoi me përmbysje 3 – 1 në fushën e Sevilla. Skuadra spanjolle luajti shumë minuta me një lojtar më pak për shkak kartonësh.
Ekipi italian ngjitet në krye të Grupit H kur ka mbetur edhe një javë për tu luajtur. Lyon mundi 1 – 0 Dinamo Zagreb duke mbajtur matematikisht gjallë shpresat për të vijuar në këtë turne. Monaco shkoi më tej me fitoren 2 – 1 me Tottenham. Kualifikimin për në fazën me eliminim direkt e siguroi edhe Bayer Leverkusen që barazoi 1 – 1 me CSKA Moskva.
Leicester është ende në garë madje duke e siguruar vendin e parë në Grupin G me suksesin 2 – 1 me Club Brugge. Takimi tjetër Copenhagen – Porto përfundoi pa gola. Sot do të luhen ndeshje të tjera të Champions League./TvKlan