Kujdes kujt i drejtoheni për certifikata pronësie


Kujdes kujt i drejtoheni për certifikata pronësie

10:26 26/09/2017

Autoritetet në Vlorë kanë shpallur në kërkim një 45 – vjeçar, i cili akuzohet për mashtrim.

Në një njoftim për mediat, policia sqaron se Birçe L, dyshohet se mashtronte qytetarët duke u premtuar se do t’i ndihmonte në procesin e disa proceduarave për marrjen e certifikatave të pronësisë.

Këtë, 45 – vjeçari e bënte në këmbim të marrjes së një shume vlerash monetare. Aktualisht, policia thotë se po punon për kapjen dhe ndalimin e tij./tvklan.al






Të ngjashme