Kujdes kur blini një apartament! 55-vjeçarja mori mbi 300 mijë €, por…
Policia e Tiranës ka arrestuar 55-vjeçaren Vjollca Hoxholli. Krimi ekonomik ka zbuluar se që prej vitit 2007 Hoxholli kryen funksionin e Administratores tek një Firmë Ndërtimi dhe në këtë periudhë kohore dyshohet se me anë të mashtrimit ka premtuar shitjen e katër apartamenteve në rrugën “Teodor Keko”.
Apartamentet ia ka shitur shtetasit D. S., 56 vjeç dhe pasi ka përvetësuar shumën monetare prej 318.580 eurosh i ka shitur ato te shtetas të tjerë. Njërin prej tyre shtetasit E. M., 43 vjeç, banues në Tiranë.
Policia është në hetime pasi disa hallka nuk kanë funksionuar në këtë skandal, ndërsa 55-vjeçarja dyshohet për “Fshehje të të ardhurave”, “Mashtrim” dhe “Falsifikim i dokumenteve”/tvklan.al