Kujdes kur vishni pantallona të shkurtra dhe të ngushta, kjo vajzë për pak sa nuk humbi jetën


Kujdes kur vishni pantallona të shkurtra dhe të ngushta, kjo vajzë për pak sa nuk humbi jetën

10:49 05/10/2021

Një vajzë nga Karolina e Veriut në SHBA ka treguar një eksperiencë mjaft të keqe me ndjekësit e saj në Tik Tok. Ajo është shprehur se për pak ka humbur jetën nga një palë pantallona të shkurtra e të ngushta që kishte veshur gjatë një takimi me të dashurin e saj.

Ajo ka kaluar 8 orë me këto pantallona të shkurtra dhe pavarësisht bezdisë që i jepnin,  Sem po i kushtonte më shumë rëndësi takimit të tyre.

Pas takimit me të dashurin Sam ditën tjetër ndjeu dhimbje therëse dhe nuk ecte dot, kështu shkoi të vizitohej në spital. Mjekët i dhanë antibiotikë për një infeksion të lëkurës, sipas Daily Star.

Ajo u shtrua në Njësinë e Kujdesit Intensiv, ku mjekët zbuluan se ajo kishte celulit. Madje mjekët i thanë se duhej t’i nënshtrohej një operacioni për të hequr infeksionin, por për fat të mirë përmes mjekimeve, nuk e bëri këtë operacion.

Ajo i ka treguar fansave të saj në Tik Tok se pantallonat e shkurtra që ajo kishte veshur ishin të një firme shumë të njohur dhe mjaft të shtrenjta dhe i kishte veshur në takimin me djalin që ajo pëlqente dhe e donte shumë.

Në një klip tjetër, Sam u tregon shikuesve pantallonat e shkurtra që ajo kishte veshur ishin të shtrenjta nga shitësi i njohur i modës Revolve. Sam pranoi se e kuptoi që kishte veshur rroba të parehatshme por më e fokusuar tek takimi romantik që kishin me njëri-tjetrin. /tvklan.al






Të ngjashme