Kujdes me maskat, përdoren vetëm një herë
Farmacistët këshillojnë të hidhen pas përdorimit
Maskat janë kthyer në një aksesor të pandashëm për qytetarët, por përdorimi i tyre kërkon kujdes. Farmacistët theksojnë se maskat janë vetëm 1 përdorimshe, dhe se pasi të hiqen duhet të hidhen menjëherë në vende të përcaktuara.
Në mënyrë kategorike ndalohet larja e tyre apo pastrimi me dezinfektantë me qëllim ripërdorimin.
Farmacistët shtojnë se maskat këshillohet të përdoren vetëm në raste të veçanta dhe kryesisht nga personat që janë në shërbim të qytetarëve.
Në tregun farmaceutik vijon të këtë mungesë të maskave megjithë rritjen e kërkesës nga qytetarët.
Tv Klan