Kujtim Mema rikandidon për Bashkinë e Vorës (8 Shtator 2000)


Kujtim Mema rikandidon për Bashkinë e Vorës (8 Shtator 2000)

14:17 08/09/2000

Socialdemokratët dhe kreu Gjinushi kanë prezantuar kandidatin e tyre për kryetar bashkie të Vorës. Kujtim Mema është kryetari aktual i bashkisë të cilët krerët socialdemokratë nuk kanë dashur t’a ndryshojnë. I zgjedhur dy vite më parë, ka qeverisur popullin po kaq në Bashkinë e Vorës duke përmendur investimet që janë bërë në këtë qytet si kanalizime, shtrim rrjeti të ujit të pijshëm, shtrimin e një sheshi, rikonstruktimin e disa shkollave dhe të Bashkisë së Vorës.

Në fjalën e tij nuk pretendon se ka zgjidhur gjithçka, por angazhohet se brenda vitit do të mbledhë fonde dhe do të asfaltojë rrugë. Për vitin 2001 do të ketë shkolla të reja dhe studim urbanistik të bashkisë. Ndërsa kryetari socialdemokrat Skënder Gjinushi ka premtuar se nëse do t’i jepet vota kandidatit Mema, do të investohet 3-fishi i asaj që është bërë./tvklan.al






Të ngjashme