Kujtimet që po transmetohen në media


Kujtimet që po transmetohen në media

Autori: Blendi Fevziu

23:43 29/04/2004

Kujtimet e personave të ndryshëm të viteve të kaluara që po transmetohen pa kriter nëpër media të ndryshme kanë filluar të kthehen në problem. Transmetimi i tyre ka hapur debate dhe ka ngritur pikëpyetje të mëdha.

Sa të vërteta janë kujtimet e tyre dhe sa rol do të luajnë për rishkrimin e historisë së trukuar gjatë komunizmit ishin të ftuar në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu, Aurel Plasari drejtor i Bibliotekës Kombëtare, Pirro Misha drejtor i Shtëpisë së Librit, Mustafa Nano dhe Dashnor Kaloçi gazetar. Ndërkohë në lidhje direkte Arian Çani drejtues i “Zonë e Lirë”.

“Në parim duhet të themi që të kujtuarit është një mekanizëm i mrekullueshëm i qenies njerëzore. Ky prodhim i kujtimeve bëhet në formën më të mirë është të shkruarit, ndryshe humbin. Ka pasur një periudhë ndalim kujtimi të dhunshëm dhe pas periudhave të tilla erdhi shpërthimi dhe jemi para një gjendje të tillë. Nuk kemi vetëm ofertë kujtimesh, por edhe një kërkesë nga publiku për të dëgjuar me kureshtje dhe interes kujtimet që botohen sot në media të ndryshme”, tha Plasari.

“Mendoj se kjo është një an pozitive duke marrë parasysh të kaluarën e vendit tonë. Mendoj se kjo që po ndodh tani ndihmon në ndriçimin e të vërtetëve historike”, tha Kaloçi./tvklan.al






Të ngjashme