16:50 30/01/2014Kryetari i Delegacionit të Parlamentit Europian për Europën Juglindore, Eduard Kukan u drejton një apel aktorëve politikë që të garantojnë praktikat më të mira në lidhje me pavarësinë dhe procedurat e emërimit të anëtarëve Autoritetit të Mediave Audiovizive.Teksa vlerëson arritjet në procesin e integrimit, Kukan kujton një pjesë të rezolutës së Parlamentit Evropian, e cila i bën thirrje Parlamentit, Qeverisë dhe institucioneve të tjera përgjegjëse shtetërore për të ruajtur dhe nxitur integritetin dhe pavarësinë e institucioneve kryesore në vend.Ai thekson së në këtë drejtim, pavarësia dhe integriteti institucional i Autoritetit të Mediave Audiovizive, që është përgjegjës për forcimin e lirisë së medias është shumë e rëndësishme.