Kukan “shumë i lumtur” për marrëveshjen Rama-Basha
Eurodeputeti Eduard Kukan ka përshëndetur sot marrëveshjen e arritur mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha për zgjidhjen e krizës politike në vend.
“
Shumë i lumtur të shoh lajmin e mirë nga Shqipëria këtë mëngjes pasi Kryeministri Rama dhe Lulzim Basha arritën marrëveshjen për zgjedhjet
”, shkroi Kukan në Twitter.
Më herët, edhe Prezenca e BE-së në Shqipëri, zyra e OSBE-së dhe ambasadori amerikan Donald Lu përshëndetën arritjen e marrëveshjes që i hap rrugë pjesëmarrjes së partive opozitare në zgjedhje./tvklan.al