Kukës, arrestimi i doganierëve – (20 Gusht 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Arrestohen katër doganier në doganën e Morinës në Kukës. Korrupsioni dhe kontrabanda po has në luftë nga rezistencë edhe në doganat veriore. Morina e njohur deri pak muaj më parë për flukset e kosovarëve ka filluar të ndjej erën e ndryshimeve pas hyrjeve dhe daljeve të shumë ushqimeve dhe mallrave të ndryshme. Por pikërisht kalimi pa leje dhe pa asnjë lloj dokumentacioni të këtyre mallrave nga doganierët Kuksian, ka nxitur dhe reagimin e ashpër të uniformave blu.
Katër doganier të pikës së Morinës janë arrestuar mbrëm vonë dhe tani ndodhen në qelitë e komisariatit të Kukësit. Doganierët Asim Cuni, Rifat Meta, Tonin Bushati dhe Ali Tafalla, akuzohen për favorizim të kalimit pa asnjë lloj dokumentacioni të disa mauneve me miell. Sipas shoferëve të vetë mauneve keta doganier në shkëmbimin e një shume të mëdha të hollash i kanë lënë të kalojnë. Tashmë policia Kuksiane pas asaj Vlonjate, pas sinjalizimeve ka vena në pranga kontrabandist mes të cilëve dhe doganier punonjës të shtetit./tvklan.al
Gazetar – Eduart Frangaj