Kukës, devijon furgoni nga rruga, plagosen 6 pasagjerë


Kukës, devijon furgoni nga rruga, plagosen 6 pasagjerë

22:35 05/05/2014 Aksident-MakineDevijimi i një furgoni nga rruga ka shkaktuar plagosjen e 6 pasagjerëve. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Kukës – Bicaj ku një furgon me 6 persona ka dalë nga rruga në vendin e njohur si Ura e Stejës.

Burimet policiore bëjnë të ditur se të plagosurit janë të afërt me njëri –tjetrin dhe  ishin duke u kthyer nga një ceremoni mortore.

Të dëmturit aktualisht ndodhen në spitalin e qytetit dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Tv Klan





Të ngjashme