Kukës, evakuimi i kosovarëve (21 Maj 1999)


Kukës, evakuimi i kosovarëve (21 Maj 1999)

12:30 21/05/1999

Nga Kukësi vazhdon evakuimi i kosovarëve të ardhur. 1355 persona me 122 automjete janë evakuar dje. Pjesa më e madhe e kosovarëve janë strehuar në familjet kuksiane. Numri i tyre arrin në 45 mijë e 275 vetë ndërsa në shtatë kampingjet në qytet janë strehuar 28 mijë e 652 kosovarë.

Sipas Prefekturës së Kukësit parashikohet që ritmi i evakuimit të të ardhurve nga Kosova të ruhet duke siguruar uljen e mëtejshme të numrit të të ardhurve që vazhdojnë të qëndrojnë në këtë rreth, edhe për faktin që Kukësi vazhdon të vlerësohet si vend tranziti për kosovarët e ardhur. Me uljen e numrit të të ardhurve ka ndihmuar dhe fakti që prej katër ditësh nuk pa patur të ardhur të tjerë nga pika doganore në Rinas./tvklan.al

Gazetar: Eduart Frangaj






Të ngjashme