Kukës, evakuimi i refugjatëve – (25 Maj 1999)


Kukës, evakuimi i refugjatëve – (25 Maj 1999)

19:42 25/05/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Brenda tre orësh evakuoen 100 të ardhur nga Kosova, nga Kukësi në drejtim të rretheve të tjera. Strukturat e pushtetit lokal po bëjnë përpjekje maksimale për të rritur numrin e të evakuuarve, për faktin se qyteti i Kukësit nuk mund të mbajë një numër të lart personash. Gjithashtu Kukësi mbetet pika e parë hyrëse dhe numëri i refugjatëve që vijnë sa vjen e rritet.

Katër ditët e fundit 20 mijë kosovarë kanë kaluar kufirin në Bllacë dhe vetëm pasditen e djeshme 1450 të dëbuar nga Kosova që kanë kaluar traun e doganës së Morinës. Po gjatë kësaj dite është hapur edhe një shteg tjetër për hyrjen e të dëbuarve në Cahan të Hasit, ku kanë hyrë 83 persona dhe i gjithë ky fluks sjell dhe një rritje të numrit të strehuarve në kampet e mbipopulluara të Tiranës.

Ndërkohë situata në kufi dhe Brenda territorit shqiptar është mjaft e tensionuar. 12 predha të artilerisë serbe godasin zonën e Kamenicës dhe si pasojë janë dëmtuar dy shtëpi të këtij fshati. Edhe gjatë orës së natës ka patur të shtëna të tjera në zonën e Dobrunës së rrethit të Hasit./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme