Kukës, kosovarët vazhdojnë të kalojnë kufirin (16 Qershor 1999)
Sipas informacioneve nga Morina bëhet e ditur se brenda katër orëve të para të ditës së sotme kanë kaluar pikën doganore drejt Kosovës, tre mijë të shpëngulur kosovarë. Ata kanë udhëtuar me automjetet e tyre private dhe zetorë me të cilët kishin ardhur. Sipas burimeve të Policisë Kukës bëhet e ditur se numri i të shpërngulurve që kanë kaluar pikën doganore gjatë dy ditëve arrin në 10 mijë persona.
Sipas Sekretarit të Brendshëm Britanik Xhek Strou thekson se Britania nuk do pranojë refugjatë nga Kosova përveç 10 mijëve që kanë strehuar që nga fillimi i konfliktit në Kosovë. Nga Komanda e NATO-s deklarohet data 10 Korrik si fillimi i operacionit të kthimit të të shpërngulurve drejt Kosovës. Mendohet të transferohen çdo ditë 5 mijë kosovarë të vendosur në vendin tonë. Parashikohet që deri me 10 Shtator nga Shqipëria drejt Kosovës të jenë transferuar 300 mijë kosovarë./tvklan.al