Kukës, shpërthim në repartin ushtarak, një i plagosur


Kukës, shpërthim në repartin ushtarak, një i plagosur

10:28 13/04/2014

reparti

Një godinë u shemb në një repart ushtarak në qytetin e Kukësit dhe për pasojë një 33 –vjeçar është plagosur rënde. I plagosuri është Kastriot Shaho, i cili punonte roje e repartit të Detashmentit të Mbrojtjes. Ai mori ndihmën e parë në spitalin e Kukësit dhe tashmë po kurohet në Tiranë.

Shkaqet e shembjes së goditjes janë ende të paqarta.

Ministria e Mbrojtes përjashtoi mundësinë e rrëzimit të saj si pasojë e ndonjë shpërthimi. Ajo sqaroi se roja i repartit është futur në objektin që kishte shërbyer dikur si depo veshmbathjeje, pasi kishte konstatuar se dera e tij ishte e hapur. Në këtë moment ka ndodhur edhe shembja dhe roja ka perfunduar nën rrënoja. Aktualish Kastriot Shahu po kurohet në Qendrën e Traumës, në Tiranë dhe është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë që në terren vijon hetimi për të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarjeje.





Të ngjashme