Kukësi barazon, Flamurtarit i anulohet një gol


Kukësi barazon, Flamurtarit i anulohet një gol

21:35 05/11/2017

Kryendeshja e javës së nëntë të Superligës me Flamurtarit dhe Kukësit përfundoi në barazim 1 – 1, por vlonjatëve iu anulua një gol në kohën shtesë. Goditja e dënimit Zhufit shkoi direkt në portë, por gjyqtari e quajti të parregullt duke vlerësua si pozicion jashtë loje Mustën edhe pse ai nuk e preku topin. Lojtarët e Flamurtarit protestuan, por kjo nuk ndyshoi asgjë.

Shpëtim Duro (Trajner i Flamurtarit)

Unë mendoj se ishte gol i rregullt dhe nuk e preku kush.

Protesta pati edhe nga tifozët e Flamurtarit, të cilët janë përjashtuar nga stadiumi prej Komisionit të Disiplinës. Një lojë e fortë ku të parët shënuan miqtë me Bakajn dhe më pas Bushiç barazoi për vendasit.

Nga ky rezultat përfiton Skënderbeu që me fitoren 2 – 0  me Vllazninë thellon në 7 pikë. Taku dhe Sowe ishin autorët e golave. Kjo sfidë ishte parashikuar të luhej në Shkodër, por u zhvendos në Korçë, pasi fusha e “Loro Boriçit” po rehabilitohet. Takimi fazës të dytë do të luhet në fushën e Vllaznisë.

Tv Klan






Të ngjashme