Kukësi barazon me Fenerbahçe


Kukësi barazon me Fenerbahçe

14:10 14/01/2018

Me barazimin 2 – 2 të arritur në miqësoren e Antalias, të shtunën, Kukësi shkaktoi i shkaktoi nervozizëm Fenerbahçes.

Loja e bukur kampioneve të Shqipërisë dhe rezultati i bëri të humbnin qetësinë në fushë.

Në fund portieri Volkan Demirel nuk e përmbajti veten. Iu hakërrye miqve në stol dhe shtyu gjithë inat portierin e trete të Kukësit, Ervis Koçin.

Ndërhyrja e lojtarëve të tjerë dhe fërshëllima e gjyqtarit i dha fund tensionit dhe shmangu përplasjet e mëtejshme që ia prishën bukurinë miqësores së luajtur plot mjeshtëri nga kampionet shqiptarë.

Kukës shënoi i pari dy herë, në pjesë të parë.

Bakaj me një goditje nga jashtë zonës dhe Idirizi brenda saj shtangën kundërshtarët.

Koliçi në portë tregoi cilësitë e tij duke iu mohuar golin ekipit vendas dhe në pushim të ndeshjes shkohet me rezultatin 2 - 0.

Në pjesën e dyte Fenerbahçe e gjeti portën me anë të 2 penalltive.

Lojtarët e Kukësit protestuan, veçanërisht për rastin e dytë që ishte i dyshimtë.

Në tre ndeshje të zhvilluara në Antalia Kukësi ka  fituar 2 dhe barazuar 1, duke dhënë sinjale pozitive pas një kampionati me probleme deri në këtë moment.

Me humbje e nisi Teuta përballjet në fazën përgatitore. Skuadra durrsake u mund me rezultatin 1 – 0 nga çekët e Slovasko. Tjetër disfatë për Luftëtarin me rezultatin 3 – 1 me ekipin turk Malatyaspor.

Tv Klan





Të ngjashme