Kukësi beson te fitorja e radhës


Kukësi beson te fitorja e radhës

22:42 31/10/2018

Dy fitore radhazi me Kastriotin dhe Laçin kanë rritur besimin te Kukësi se ato mund të bëhën më shumë për të qenë sa më pranë me kreun. Skuadra e Armando Cungut do të presë të premten Flamurtarin.

Mesfushori Chafik Tigroudja, i cili dha pasimin për golin që solli fitoren me Laçin, mendon se humbja e fazës së parë me vlonjatët nuk do të përsëritet.

“Qëllimi jonë është të fitojmë çdo ndeshje. Pavarësisht humbjes në takimin e parë duam suksesin në këtë përballje. Kemi 2 ndeshje radhazi dhe synojmë të bëjmë të njëjtën gjë edhe me Flamurtarin”. 

Synimi kryesor mbetet titulli kampion ku gara është me Skënderbeun dhe Partizanin.

“Ne duam ta fitojmë këtë kampionat duam të shkojmë para Skënderbeut dhe Partizanit, por ne duhet të shikojmë punën tonë përpara pastaj të tjerët”.

Takimi Kukësi – Flamurari do të luhet në stadiumin e Kamzës dhe për të afruar sa më shumë tifozë hyrja do të jetë e lirë.

Tv Klan






Të ngjashme