Kukësi dhe Partizani përgatisin Europën
Trofeu i kampionit është arkivuar dhe atmosfera e festës nuk është më. Duhet menduar për Europën dhe përgatitjet duhet të vijojnë me intensitet. Ditët e pushimit kanë mbaruar dhe Kukësi ka zbritur në terrenin e stërvitjes. Në kushtet e mosnjohjes së kundërshtarit, ambicia është të kalohet turi duke përforcuar ekipin
Edhe Partizani ka nisur grumbullimin për të përgatitur fushatën europiane. Trajneri Strarova do të përpiqet të sjellë lojtarët të formën më të mirë në sa më pak kohë
Të kuqtë kanë nevojë për futbollistë në të gjithë repartet por merkato duhet studiuar mirë për të bërë goditjen e duhur pasi sezoni i Superligës do të fillojë shpejt.
Tv Klan