Kukësi dhe Skënderbeu në garën Europiane


Kukësi dhe Skënderbeu në garën Europiane

16:01 09/07/2017

Kukësi që pritet të debutojë në Champions dhe Skënderbeu që u kualifikua në turin e dytë të Europa League, duket se janë shpresa e fundit qw kampionati shqiptar të mos humbur më pikë në renditjen e UEFA-s. Ekipi kampion i Shqipërisë do të luajë të mërkurën përballjen e parë me Sheriff Tiraspol në Moldavi. Një kundërshtar i fortë, që ka marrë pjesë disa herë në grupet e Champions dhe Europa League. Kukësi është përgatitur në Austri prej 23 qershorit ku zhvilloi edhe disa ndeshje miqësore.

Ernest Gjoka (Trajner i Kukësit)

Mendoj që jemi gati për ndeshjen. Kemi punuar shume në aspektin fizik, teknik, taktik por edhe atë psikologjik. Duke ditur mirë vështirësinë e ndeshjes jemi munduar të bejme dhe një analizë deri në detaje për kundershtarin.

Ajo që shqetëson trajnerin Ernest Gjoka është mungesa e brazilianit Kariaoka, i cili është i dëmtuar. Skuadra synon fazën e grupeve në Europa League dhe kjo mund të arrihet vetëm po shkuan deri në play off e Champions. Skënderbeu pas fitores 5 – 0 me Sant Julia po stërvitet në Turqi për sfidën e parë me Kairat. Kundërshtari i turit të dytë ka më përvojë, por nuk ka shkuar deri më tani në një fazë grupesh në kupat e Europës. Skuadra do të udhëtojë drejt Alamatit një ditë para ndeshjes që do të zhvillohet të enjten.

Tv Klan

 

 

 






Të ngjashme