Kukësi e Teuta luajnë takimet e kthimit
Kukësi dhe Teuta do të luajë sot ndeshjet e kthimit në Europa League. Skuadart shqiptare nuk arritën të fitonin në takimet e para të luajtura në Elbasan dhe Durrës. Kukësi barazoi 1 – 1 Rudar Pljevlja dhe ka ende shanse të kalojë në turin e dytë, në takimin e kthimit që do të luhet në Nikshiç në orën 17:30.
Skuadra fituese e Kupës së Shqipërisë do të mbështet edhe nga një grup tifozësh, të cilët për shkak të dënimit të UEFA-s nuk e ndoqën në takimin e parë në Elbasan Arena. Teuta e ka më të vështirë pas humbjes 1 – 0 me Kairat javën e kaluar në stadiumin “Niko Dovana”.
Megjithatë tajneri i Teutës, Julian Ahmataj tha në konferencën para ndeshjes se janë në Almati për të fituar. Ahmataj është i vetëdijshëm për forcën e kundërshtarit, por skuadra e tij zbret në fushë për të zhvilluar një lojë të kujdesshme. Sfida Kairat – Teuta do të nisë në orën 16:45.
Për të kaluar turin e parë të Europa League drejtuesit e klubeve shqiptare nuk kanë kursyer premiot për lojtarët. Ndryshim në kalendar ka Partizani që pas pezullimit të Skëndërbeut do të luajë në Champions League .
Tv Klan