Kukësi fiton edhe me Bursaspor
Kukësi arriti një tjetër fitore të mërkurën në miqësoret e fazës përgatitore që po zhvillon në Antalia.
Pas Kayserispor skuadra e drejtuar nga Peter Pacult mundi po me rezultatin 2 – 1 Bursaspor. Trajneri austriak duket solli qetësinë te Kukësi, që nuk dha rezultatet e kërkuara nga drejtuesit deri më tani në kampionat.
Skuadra shqiptare edhe pse pësoi në pjesën e parë nuk u dorëzua duke përmbysur rezultatin në të dytën. Fillimisht Eni Imami dhe më pas afrimi i meraktos së dimrit Donjet Shkodra realizuan golat që vendosën fitoren.
Pak ditë më parë Bursaspor mundi 3 – 0 Skënderbeun. Kukësi po stërvitet prej disa ditësh në Antalia ku ka në plan edhe një tjetër miqësore me Fenerbahce të shtunën në mbrëmje.
Tv Klan