Kukësi fiton “Kupën Pavarësia”
Kukësi fitoi Kupën Pavarësia duke dominuar të gjithë kundërshtarët. Turneu ku marrin pjesë ekipe shqiptare edhe nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi u mbajt në Tiranë.
Kukësi në fushë pati edhe disa lojtarë të rëndësishëm si Hasani, Lushtaku, Greca apo Felipe Moreira. Kukësi mundi në finale Prishtinën.
Golat e Felipe Morerira dhe Lushtakut vendosën suksesin 2 – 0. Një aktivitetet që shërbeu edhe për të parë lojtarë të rinj, ndërsa udhëzimet i dha ndihmëstrajneri Fatjon Tafaj. Më parë skuadra e Kukësit eliminoi Shkëndijen e Tetovës duke e mundur me rezultatin 3 – 1.
Tetovarët aktivizuan me lojtarë të rinj. Prishtina nga ana tjetër eliminoi Otrantin për të mbërritur në finale. Goli i Begollit në sekondat e fundit me 11-metërsh vendosi sfidën.
Skuadra nga Kosova pati futbollistë të rinj në përbërje. Ky ishte edicioni i tetë i Kupës Pavarësia, që mbahet çdo vit./ TV KLAN