Kukësi fiton trofeun e parë


Kukësi fiton trofeun e parë

11:30 23/05/2016

Kukësi mori trofeun e parë në historinë e tij. Finalja e Kupës së Shqipërisë e fituar vetëm pas 11-metërshave me Laçin në “Qemal Stafa” ishte një mbyllje e shkëlqyer e sezonit për lojtarët.

Ylli Shameti, Futbollist i Kukësit:

“Besoj se është një vit i suksesshshëm me këtë trofe që morëm dhe vendin e tretë në kampion.

Rrahman Hallaçi, Futbollist i Kukësit:

“Kemi 4 vite që e prisnim dhe të lodhesh kaq shumë për këtë trofe, pasi kemi qenë shumë pranë, kuptohet që është një gëzim i pafund”.

Një sukses që jep besim të ekipi kuksian ku synojnë të japin më shumë në Europë.

Safet Gjici, President i Kukësit: “

Për të ecur sa më lart në Europa League, të kalojmë sa më shumë ture dhe pse jo të kalojmë edhe Skënderbeun, pasi e kemi patur rival direkt.”

Trajneri Klodian Duro mori trofeun e parë në këtë rol, që në sezonin debutues për të.

Klodian Duro, Trajner i Kukësit:

“Do të kemi kohë që të krijojmë një ekip të fortë që pse jo të luajmë për titullin kampion.”

Kukësi tani duhet të presë shortin e 20 Qershorit ku do të njohë kundërshtarin e turit të parë dhe të dytë në Europa League.

Tv Klan






Të ngjashme