Kukësi frenon Skëndërbeun


Kukësi frenon Skëndërbeun

15:25 10/04/2016

Skënderbeu është ndalur në Kukës duke humbur 1 – 0 sfidën me skuadrën e Klodian Duros. Këtë hap fals e shfrytëzoi pjesërisht Partizani që barazoi 1 – 1 me Flamurtarin. Suksesi 1 – 0 i Kukësit në stadiumin “Zeqir Ymeri” u vendos nga goli i Ylli Shametit në mesin e pjesës së parë.

Lojtarët vendas rrezikuan edhe disa herë të tjera portën e Skënderbeut, por Orges Shehi nuk lejoi më gol. Skuadra korçare nuk u shfaq e qartë, duke treguar se mungesa e Hamdi Salihit në sulm është një minus i madh. Partizani e çon në 5 pikë diferencën me Skënderbeun. Barazimi 1 – 1 në Vlorë me Flamurtarin bëri që të kuqtë të mos afrohen më shumë me vendin e parë.

Autorët e golave ishin Xhevahir Sukaj dhe Danilo Alves. Në këtë takim u nderua tifozi vlonjat, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë në stadium. Tirana arriti fitoren e dytë radhazi në kampionat, 1 – 0 me Laçin në “Selman Stërmasi”. Një gol i Elis Bakajt në minutat e para ishte i mjaftueshëm për 3 pikët. Gara për të mbetet e fortë për titullin kampion, kupat e Europës dhe mbijetesën.

Endrit Sauku/Tv Klan






Të ngjashme