Kukësi gjobit lojtarët për humbjen


Kukësi gjobit lojtarët për humbjen

16:52 24/12/2017

Nuk i mjaftoi të shkarkonte trajnerin dhe stafin. Presidenti i Kukësit Safet Gjici, pritet të largojë me fillimin e merkatos së dimrit edhe futbollistët Millosh Krkotiç, Ndriçim Shtubinën dhe Rexhep Meminin. Nuk përfundon këtu. Për të gjithë pjesën tjetër të lojtarëve, është vendosur masa e gjobës me pagat e muajit Nëntor dhe Dhjetor.

Lojtarët e Kukësit kampion e mbyllin vitin 2017 me humbje në rezultate dhe në të ardhura. Periudha e festave nuk kishte si i gjente më keq. Në 16 javë kampiopnat, verilindorët kanë marrë 7 fitore, 4 barazime dhe 5humbje duke u renditur në vendin e 4 që do të thotë edhe jashtë zonës europiane. Diferenca me 12 pikë nga vendi i parë Skënderbeu është një distancë e madhe për t’u shkurtuar në një kohë të shkurtër siç u është kërkuar lojtarëve të Kukësit.

Por nëse futbollistët mund të jenë të detyryar t’i pranojnë gjobat, një gjë të tillë duket se nuk e ka pranuar trajneri i shkarkuar Milinkovic, i cili kërkon të respektohen termat e kontratës siç parashikohet në rastet kur shkëputja e marrëdhënieve vjen si vendim i njëanshëm.

Tv Klan






Të ngjashme